Mëlçia e sëmurë vret ngadalë! Mbrojeni duke i konsumuar rregullisht këto tri pije më të shëndetshme

    0

    Mëlçia e dhjamosur apo cirroza na bën të ndihemi të lodhur, të rënduar dhe në disa raste lëkura dhe sytë marrin ngjyrë të verdhë

    Mëlçia e sëmurë mund t’ju vrasë ngadalë e më ngadalë. Çfarë mund të bëni që ta mbani funksionin e mëlçisë suaj?

    Lëngu i karotës

    Bëni lëng me karota, spinaq dhe me pak ujë. Karotat janë të pasura me vitaminën A, e cila është e shkëlqyeshme në parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë.

    Gjithashtu janë plot flavonoide dhe betakaroten, të cilat janë antioksidante. Janë të mira për çdo pjesë të trupit tuaj, prandaj kënaquni me lëngun e tyre çdo ditë.

    Lëngu nga perimet e gjelbra

    Si edhe karota, edhe perimet me gjethe të gjelbra vërtet janë të shëndetshme. Këto janë kale, spinaqi, rrepa dhe sallata e gjelbër. Kur nga to bëni lëng, trupi juaj arrin më lehtë deri te përbërësit e ushqyeshëm nga këta artikuj se sa vetë të detyrohet t’i tretë.

    Bëni lëng nga perimet me fletë dhe shtoni në to karotë që t’i forconi dhe shumë pak ti ëmbëlsoni. Perimet me gjethe stimulojnë tëmblin dhe i ndihmojnë mëlçinë tuaj të pastrohet butësisht.

    Çaji jeshil

    Nëse kërkoni ndonjë super pije, nuk keni nevojë të kërkoni larg. Çaji jeshil është plot antioksidantë të cilët eliminojnë radikalet e lira dhe lufton kundër kancerit.

    Çaji jeshil gjithashtu ndihmon trupin tuaj që t’i djegë yndyrat dhe liron mëlçinë tuaj nga ngarkesat e tjera

    Artikulli i mëparshëmRizzoli: FIFA dëshiron që në futboll të lejohen pesë zëvendësime
    Artikulli i radhësManipulimi i Ramës me raportin e “Freedom House”