Norvegjia bëri të ditur se do të heqë plotësisht të gjitha kufizimet e vendosura për koronavirusin në mes të qershorit.
Vendi ka regjistruar deri tani 209 viktima nga virusi.
Suedia ishte ndër vendet e para që aplikoi izolimin total më 12 mars dhe tani ia ka dalë që të ulë me sukses kurbën duke regjistruar vetëm 8 mijë raste.
Për krahasim, Suedia fqinje, e cila nuk aplikoi izolimin total, ka regjistruar 24 mijë raste deri më tani. Kurse numri i viktimave është 3 mijë, 14 herë më shumë se Norvegjia.
Kjo ka bërë që disa zyrtarë shtetërorë të thonë se skema e përdorur nga Suedia ishte një dështim i madh.