
Ka ende shumë dyshime rreth asaj se çfarë ndikimi ekonomik do të ketë në futboll pandemia COVID-19 dhe shumica klubeve në Evropë edhe pse kanë disa ide për përforcime ende janë në mëdyshje.
Por ka edhe klube që tashmë i kanë kryer disa transferime për vitet e ardhshëm, sikurse që është ai i Chelsea që e mori Hakim Ziyechun.
Më poshtë janë pesë transferime që sipas Marca-s janë afër të ndodhin.
Timo Werner mes Liverpoolit dhe Interit
Klopp e dëshiron Wernerin në Liverpool, por për të në luftë janë edhe Inter dde Bayern Munich.
Interi është i interesuar për një zëvendësim të mundshëm për Lautaro Martinezin.

Leroy Sane në Gjermani
Kalimi i Sane në Bayern Munich nga Manchester City u prit edhe në janarin e kaluar, por ishte dëmtimi i gjurit që e pengoi atë të transferohej në Bavari.
Të gjitha shenjat tregojnë që lëvizja do të kryhet këtë verë.

Lautaro bashkë me Lionel Messin
Lautaro është i lidhur për një kohë të gjatë me një kalim te Barcelona dhe gjërat janë rritur këto ditë, veçanërisht pasi ai u përball me katalanasit dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi tashmë ka luajtur së bashku me Messin për Argjentinën, dhe duket se mund të kalojë në Camp Nou për të marrë vendin e Luis Suarez.

Miralem Pjanic për Arthur Melo
Pjanic është në radarin e Barcelonës dhe marrëdhënia e tyre e mirë me Juventusin mund të ndihmojë për këtë lëvizje.
Një këmbim të tij pritet të vijë Arthur në Torino, por transferimi është i varur nga braziliani.

Eduardo Camavinga: Casemiro i ri
Rennes ka Camavinga, një lojtar që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë Evropës dhe veçanërisht Real Madridit.
Nënshkrimi i të riut do të lehtësonte ngarkesën e Casemiros në mesfushë, pasi Zinedine Zidane nuk e pushon kurrë brazilianin.
