Dele Alli është sulmuar me thikë nga disa hajdutë që hyn në shtëpinë e tij derisa po qëndronte me gjashtë shokë të tij.
Dy plaçkitës ishin futur në pronën e tij, duke e sulmuar reprezentuesin anglez me armë të ftohtë, derisa mësohet se ka lëndime jo serioze në fytyrë.
Daily Mail raporton se 24-vjeçari ishte detyruar që t’u ofronte hajdutëve gjësendet me vlerë, në mënyrë që situata të kalonte në qetësi.
Alli më pas kishte telefonuar policinë e Londrës për rastin, derisa janë marrë edhe videoincizimet nga shtëpia e tij.
Në mesin e shokëve, ishin edhe e dashura e tij Ruby Mae dhe vëllai i tij, derisa ende nuk ka detaje të tjera për kanosjen me thikë ndaj yllit të Spurs.