
Dy persona në Hyères të Francën nuk i rezistuan tundimit për t’u zhytur në det, pavarësisht se kjo është ende e ndaluar.
Ata u maskuan për t’u dukur si bovë në ujë dhe deri në momentin që dolën në breg ia kishin arritur qëllimit. Por mes gëzimit që ia arritën kësaj gjëje, ata u vunë re nga policia.
Një prej tyre u kap dhe u gjobit me 135 euro. Megjithatë, ai u shpreh se nuk është penduar aspak për veprimin që bëri, pasi argëtoi shumë njerëz.