Kreu i Konfederatës së Industrisë Britanike (CBI) ka thënë se bizneset janë “me të vërtetë të shqetësuar” për planet e mundshme për të vendosur një karantinë 14-ditore për ata që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes ajrit. Carolyn Fairbairn i tha Sky News se qeveria duhet të mendojë “me shumë kujdes” se si mund të prezantohet kjo masë. Kufizimi i ri pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij muaji megjithëse dihen pak detaje.
Gjithashtu nuk është e qartë nëse ka plane për të karantinuar njerëzit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes mënyrave të tjera të transportit. Fairbairn bëri thirrje për bashkëpunim me sektorin e aviacionit për të siguruar fluturimin e sigurt, duke vënë në dukje se aeroportet si ato në Vjenë dhe Hong Kong janë duke prezantuar testimet si një alternative për karantinat. Fillimi përsëri i fluturimeve do të ishte “një nxitje tepër e fuqishme për ekonominë tonë”, shtoi ajo.