Ben Yedder vazhdon të mbetet objektiv i madh i Unitedit

0

Klubi i madh anglez, Manchester United vazhdon të lidhet me një veprim për sulmuesin e njohur të Monacos, Wissam Ben Yedder.

30-vjeçari mund të lëvizë gjatë verës, pasi Monacos mund t’i duhet të shesë disa nga yje e skuadrës për shkak të humbjeve pas shpërthimit të Covid-19.

Klubet në të gjithë Evropën po luftojnë financiarisht, që do të thotë se shitja e disa lojtarëve  me çmim të arsyeshëm mund të jetë një domosdoshmëri.

Sipas mediumit të njohur ESPN, Djajtë e Kuqë po ndjekin sulmuesin francez, Ben Yedder për një transferim gjatë afatit kalimtar të verës.

Ben Yedder është 30 vjeç dhe i kushtoi Monacos 30 milionë euro verën e kaluar.

Ai ka një kontratë të vlefshme me klubin nga Principata deri në vitin 2024 dhe transferimi i tij do t’i kushtonte Unitedit po ashtu rreth 30 milionë euro.

Veterani do t’i siguronte konkurrencë Anthony Martial dhe Marcus Rashford për një vend titullari në sulmin e klubit nga Old Trafford.

Artikulli i mëparshëmAnaliza në “The Guardian”/ Dilema e despotit: A duhet të punojnë arkitektët për regjime shtypëse?
Artikulli i radhësFury mendon të ndjekë hapat e Klitschkos dhe të boksojë deri në moshën 40 vjeçare