Gjykata detyron gjyshen të fshijë fotot e nipërve nga Facebook sepse…

0

Një gjykatë në Holandë ka detyruar një gjyshe që të fshijë nga Facebook disa foto të nipërve të saj të mitur pasi i kishte postuar ato pa lejen e prindërve.

Fillimisht kanë qenë prindërit e fëmijëve që i kanë kërkuar asaj që t’i fshijë fotot, por pasi ajo nuk ka pranuar çështja ka përfunduar në gjykatë.

Prindërit ishin të shqetësuar për ekspozimin e fotot të fëmijëve, pasi druheshin se ato mund të përfundonin në duar të personave keqbërës ose në faqe interneti të papërshtatshme.

Pas argumentimit të palëve në gjykatë, gjyshes së fëmijëve iu dha urdhër që t’i fshinte menjëherë, madje duke paguar edhe një gjobë prej 50 euro për çdo ditë që fotot kishin qenë publike.

Ky nuk është rasti kur postimi në rrjete sociale i fotove të fëmijëve të mitur bëhet problem, madje organizatat për mbrojtjen e fëmijëve vazhdimisht apelojnë për një kujdes të shtuar për ekspozimin e tyre në faqe të ndryshme interneti. 

Artikulli i mëparshëmPse u bë më i famshëm TikTok gjatë karantinës?
Artikulli i radhësSi ndikon drita blu e telefonit dhe kompjuterit në lëkurën tuaj