Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Një person mësohet se është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin e Vlorës, më saktë në zonën e Aleksandrisë në Skelë, ndërsa autorja dyshohet se është një femër.
Personi ka marrë dëmtime në gjymtyrët e poshtme si pasojë e goditjes me mjete prerëse.
Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Vlorës.