Zbulohet dieta sekrete e Adele që e ndihmoi të binte në peshë, por ka një problem

0

Receta e fshehtë e Adele për rënien e pabesueshme në peshë lidhet me rutinën e stërvitjes, por edhe me një shërbim të ofrimit të vakteve, pasi këngëtarja nuk i ka mirë punët me gatimin.

Shërbimi ofron tre vakte me kalori të ulët, të cilët janë miratuar nga disa të famshëm, përfshirë yllin e ‘Familjes Moderne’, Sofia Vergara dhe këngëtaren Pink.

Lexo edhe: Kjo është dhurata e Dua Lipë-s për ditëlindjen e Gigit

Një burim i tha ‘The Sun’ të dielën: “Adele ishte e prirur të humbiste peshë dhe vendosi të përdorë një shërbim të ofrimit të vaktit, pasi u rekomandua nga Katy Perry, e cila ishte një fanse e madhe e kësaj metode përpara se të mbetej shtatzënë. Adele e bëri të qartë që nuk dëshironte të ndihej e privuar dhe e donte ushqimin e shëndetshëm, të mirë, kështu që zgjodhi menunë e ekuilibruar të kontrolluar nga kaloritë, e cila ofron tre vakte në ditë dhe nuk heq asnjë grup ushqimesh, por shkon deri në rreth 1.700 kalori.”

“Adele nuk ka qenë kurrë një fanse e madhe e gatimit dhe ky plan është mënyra e përsosur për të mbështetur punën e saj të vështirë në palestër.”

‘Planet e freskisë’ (shërbimi) kushtojnë nga 9,99 dollarë (8,10 £) për shpërndarje, por deri më tani është në dispozicion vetëm në SHBA.

Artikulli i mëparshëmJa sa shpesh duhet larë një bebe në një javë
Artikulli i radhësMiliarderi ndërton jahtin 300 milionë euro me 8 laboratorë