Tani është vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë që pranon se ka pasur vështirësi për të marrë informacione nga Kina sa i përket koronavirusit të ri në ditët e para të shpërthimit, që ishin mjaft kritike.
Disa regjistrime të publikuara nga Associated Press tregojnë se zyrtarët e OBSH u ankuan gjatë takimeve në javën e parë të janarit se Pekini nuk po u jepte të dhënat e nevojshme për të vlerësuar rrezikun e virusit të ri.
Lexo edhe: Ishte shpallur e vdekur nga Covid-19, e gjejnë të gjallë në spital pas 3 javësh
Vetëm më 20 janar, Kina konfirmoi se virusi është ngjitës. Më pas, më 30 janar OBSH e shpalli koronavirusin e ri një emergjencë globale.
Këto regjistrime vijnë në kohën kur OBSH është vendosur në qendër të akuzave se ka qëndruar në krah të Kinës, duke mbuluar fillimisht rrezikun që po i kanosej botës. Si shembulli më flagrant merret fakti se OBSH deri vonë deklaronte se virusi nuk transmetohet mes njerëzve.
Ndërkohë SHBA dhe presidenti Donald Trump akuzuan OBSH si bashkëpunëtore të Kinës dhe i bllokuan fondet.
Pandemia e koronavirusit ka infektuar të paktën 6 milionë njerëz dhe ka vrarë mbi 375 mijë të tjerë.