Pandemia e koronavirusit të ri po përkeqësohet. Kështu paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas OBSH, kriza është shumë larg mbarimit.
Të dielën u regjistruan më shumë se 136 mijë raste të reja, numri më i lartë që kur nisi shpërthimi në dhjetor.
Thuajse gjysma e rasteve janë regjistruar në Brazil dhe SHBA. Tani Amerikat janë epiqendra e krizës.
Numri i vdekjeve vazhdon të mbetet te një mesatare ditore prej 4500.
Shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha: “Edhe pse situata në Europë po përmiërsohet, globalisht po përkeqësohet”.
Ai tha se asnje vend nuk duhet të heqë këmbën nga pedali.
Paralajmërimi i tij vjen në kohën kur ekspertët thonë se virusi po dobësohet. Edhe pse ka më shumë raste, numri i vdekjeve ka rënë.
Mbi 7 milionë njerëz janë infektuar zyrtarisht nga virusi. Mbi 400 mijë kanë humbur jetën.