Sot është një ditë feste në familjen e një prej futbollistëve më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo. Djali i tij i madh, Cristiano Ronaldo Junior feston sot ditëlindjen e tij rë 10-të. Përmes një fotoje në rrjetet sociale, Ronaldo ka uruar të birin me fjalët më të ëmbla.
“As nuk mund ta besoj se djali im është 10 vjeç. Si kalon koha… Dhe ju keni qenë gjithmonë një burim krenarie për mua, që ju dua aq shumë. Urime vogëlush. Kalofsh një ditë të lumtur. Të dua shumë”, shkruan Ronaldo në llogarinë e tij në “Instagram”.
Kujtojmë që Ronaldo Jr është drejt hapave të babit, pasi që në moshë të vogël ka filluar trajnime intensive në futboll. Momentalisht portugezi ndodhet në Roma, pasi skuadra e tij duhet të luajë finalen e Kupës së Italisë. Gjithsesi me siguri edhe ndonjë dhuratë për të birin e ka bërë gati.
Cristiano Ronaldo,i cili është në lidhje me Georgina Rodriguezin dhe ka edhe tre fëmijë të tjerë.