Ditën e djeshme mediat u pushtuan nga lajmi se Arbenita ka bërë ndërhyrje estetike.
Kjo pasi një klinikë në Rusi ka publikuar pamje të ndërhyrjeve të Arbenitës në fytyrë dhe transformimit të saj. Ka qenë doktoresha e klinikës ajo që ka ndarë fotot “Para dhe pas” të modeles shqiptare në InstaStory.
Nga pamjet, Arbenita ka kryer një ndërhyrje me fillers (mbushës) në hundë, drejtim nofulle, si dhe ka realizuar trendin më të ri të kozmetikës, “Sytë dhelpër”.
Së fundmi, pas këtyre lajmeve ka ardhur edhe reagimi i vetë modeles, e cila duket se është rikthyer në Instagram, pak orë pasi ‘u zhduk’ nga rrjetet sociale.
Ajo ka postuar një video në Insta Story, ku i mohon këto lajme dhe i quan shpifje, por nuk ka dhënë asnjë sqarim rreth fotos së publikuar nga klinika ruse.
“E mësuar me shpifjet e juaja.”