OFL në Elbasan, iu kërkon burimet e pasurisë 4 të dënuarve për prostitucion, drogë e vjedhje me armë

0

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
​
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

• Afrim Tarelli, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

• Vangjel Kondili, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

• Dashamir Bahidi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostuticionit në rrethana rënduese”;

• Mehmet Shahini, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
​
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
​
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Artikulli i mëparshëmMeta dekreton 12 rektorët e rinj të universiteteve (Emrat)
Artikulli i radhësHumb jetën ish-kryebashkiaku i Përmetit nga koronavirusi