Feston Atalanta, UEFA u jep bergameskëve lajmin e mirë

0

Capture

Atalanta ka marrë lajmin e mirë se mund t’i luajë në shtëpi ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi bergamesk në faqen zyrtare.

“Gewiss Stadium” iu nënshtrua rikonstruksioneve për shkak të degradimit që kishte pësuar, ndërsa emisarët e UEFA-s dhanë aprovimin pas dy ditësh inspektim që Atalanta të luajë ndeshjet e Ligës së Kampioneve në shtëpi dhe jo në stadium tjetër të Italisë.

Për shkak se nuk i plotësonte kushtet për të zhvilluar ndeshje të nivelit ndërkombëtar, Atalanta luajti sezonin e kaluar në Ligën e Kampioneve jashtë Bergamo duke përdorur stadiumit e Sasuolos dhe San Siron. “Stadio Gli Azzurri d’Italia” iu nënshtrua rinovimit dhe Atalanta vendosi që stadiumi të marrë emrin e sponsorit të ri.

Artikulli i mëparshëmFranca i kujton Rusi 2018 Kroacisë, Ronaldo bën 101: fitorja e parë për ‘azerin’ De Biasi
Artikulli i radhës“Kurdët e hodhën në rrugë dhe…”/ Dëshmi nga Siria pas vdekjes së Mendije Dumani. Nipi dhe mbesa e saj tani të vetëm. Apeli që ata bëjnë