Do nderoj Ramën dhe PS-në”/ Evis Kushi reagon pas akuzave për plagjiaturë

0

Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar ndaj studiuesit Vladimir Kola pas akuzave për plagjiaturë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kushi nuk i është përgjigjur drejpërdrejt Kolës, por ka theksuar se mbaruar doktoraturën në Stafforshire University në Britaninë e Madhe, ku ka dhënë një sërë provimesh. Ajo thekson se në postin e ri do të bëjë të pamundurën për të nderuar Partisë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama. 

Reagimi i plotë: 

Të dashur miq, Ju falenderoj pamasë për mesazhet tuaja inkurajuese në këtë moment kaq sfidues për mua! Më keni gëzuar, por nuk më keni lehtësuar! Përkundrazi, mesazhet tuaja më bëjnë të ndjehem edhe më e ngarkuar se sa dje kur kryeministri më shprehu vendimin e tij, me barrën e kësaj përgjegjësie të jashtëzakonshme. Kur mora doktoraturën në Stafforshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent mendova se provimet për mua mbaruan. Por paskam qenë aq gabim sa s’ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t’ia dalë faqebardhë. Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit. Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur ndaj komunitetit të madh të dijedhënësve. Faleminderit shumë edhe njëherë të gjithëve!

Ky reagim u Kushit vjen, pasi studiuesi Vladimi Kola denoncoi se artikulli shkencor i Kushit, me titull “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, është 70% plagjiatur. Kola nxorri edhe një sërë dokumentesh për këtë denoncim.

Artikulli i mëparshëmKatrahura e trafikut në Tiranë do i heqë vota pafund mazhorancës
Artikulli i radhësTetë me dy?