Çfarë të bëni që të shmangni ankthet e pandemisë

    0

    Së pari, është ok të mos jesh ok. Nuk ka asgjë të keqe nëse ndiheni të shqetësuar. Të injoroni stresin ose të gjykoni veten për ndjesitë që përjetoni nuk do t’ju ndihmojë aspak. Duke pranuar ndjesitë tuaja – edhe në rast se janë të frikshme – mund t’ju ndihmojë që ta menaxhoni situatën në një mënyrë më të shëndetshme. Sado klishe të duket, nuk jeni vetëm. Kaq shumë njerëz përjetojnë ankth teksa lexojnë dhe dëgjojnë gjatë gjithë kohës për Covid-19. Në rast se vuani nga një sëmundje kronike ose jeni përballur më parë me çrregullime të shëndetit mendor, kjo periudhë pandemie mund të jetë më e vështirë për ju, po jo e pamundur për t’u menaxhuar. Në vijim gjeni një listë me ide, të cilat ndoshta nuk i keni pasur në plan.

    1. Bëni një turne virtual në muze

    Vizita në muze me gjasë nuk është në listën tuaj të përparësive, por mund të përjetoni një turne magjepsës virtual nga rehatia e shtëpisë. Më shumë se 500 muze në mbarë botën kanë bashkëpunuar me Google Arts & Culture për të shfaqur koleksionet e tyre online.

    2. Bëni një shëtitje virtuale nëpër parqe kombëtare

    Një udhëtim në vende ku shumica e njerëzve nuk shkojnë. A nuk tingëllon perfekte për një kohë si kjo? Për shembull Google Arts & Culture kanë një dokumentar për Parqet Kombëtare të SHBA-së, duke përfshirë zona të izoluara ku shumica e njerëzve nuk do t’i shohin kurrë gjatë jetës së tyre.

    3. Mos bëj asgjë për 2 minuta

    Të mos bësh asgjë duket si diçka e çuditshme në këto kohë, por funksionon vërtet. Faqja në internet Do Nothing for 2 Minutes është krijuar pikërisht për këtë gjë. Koncepti është i thjeshtë: Duhet vetëm të dëgjoni tingujt e valëve të detit për 2 minuta, pa prekur tastierën ose mouse-n. Është më e vështirë sa duket. Faqja është kriuar nga krijuesit e aplikacionit Calm, ndaj nëse nuk funksionon për ju, mund të shkarkoni aplikacionin për më shumë momente qetësie.

    4. Mësoni t’i bëni masazh vetes

    Kjo është mundësia më e mirë për të mësuar t’i bëni masazh vetes. Kështu mund të jeni në gjendje të luftoni tensionin. Mund të kërkoni udhëzime në internet. Zonat që sugjerohen më shumë janë këmbët, shputat, pjesa e poshtme e shpinës dhe duart.

    5. Shihni kafshët e egra në kohë reale

    Shumica e kafshëve të egra janë duke vazhduar jetën e tyre. Është qetësuese të shihni delfinët duke notuar apo shqiponjat duke fluturuar. Në Explore.org mund t’i shihni kafshët në kohë reale në habitatin e tyre.

    Artikulli i mëparshëmSkandali/ Lidhja e fshehtë me bodyguardin, Princesha e shpërblen me 1.2 mln paund
    Artikulli i radhësPetrit Vasili: Qytetarë të mirë dhe krenarë i janë bashkuar LSI-së në Durrës, kanë marrë në dorë misionin shpëtimtar