
Një ministër në Ontario të Kanadasë u bë kryelajm edhe në botë, pasi kishte lënë disa video të regjistruara dhe vetë ishte larguar me pushime në Karaibe.
Rod Phillips, 55 vjeç, dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Thesarit.
Ai kishte shkuar për pushime në Karaibe, por kishte lënë pas disa kaseta, për të treguar se ishte në punë.
Në një mesazh, ai shfaqej në një konferencë në Zoom duke punuar.
Më vonë, në llogarinë e tij online u postua një videomesazh për Krishtlindje.
Ai u bënte thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbrojnë personat vulnerabël.
Kur mbërriti nga pushimet, e pritën në aeroport gazetarët. Ai tha se kishte bërë një gabim të rëndë.
Edhe kryeministri i Ontarios është në telashe pasi thuhet se e dinte.
Qeveria e Ontarios është akuzuar se nuk po bën shumë për problemin e vaksinimit.
