Në qendër të vëmendjes që nga fëmijëria, Miley Cyrus nuk ka qenë kurrë e turpshme.
Duke lënë rolin e Hannah Montana si adoleshente , ylli gjithmonë ka shprehur me krenari tërheqjen e saj seksuale.
Nëse në tapetin e kuq, në videot muzikore dhe në kopertinën e revistave më të famshme në botë Miley është portretizuar me veshje sensuale dhe provokuese edhe në jetën e përditshme ajo nuk është ndryshe.
Duke ecur në Calabasas, një qytet në Los Angeles County i dashur për të famshëm, Miley Cyrus zgjodhi një veshje të rehatshme dhe të rastësishme, por jashtëzakonisht provokuese.
Maska që i ka mbuluar mirë fytyrën, syze nga Guçi , streçe të zeza dhe të ngushtë nga Beyond Yoga , atlete Nike dhe mbi të gjitha një kanatiere të bardhë të veshur pa sytjena.
Tatuazhet e shumta që mbulojnë krahët e saj janë qartë të dukshme, por ajo që bie në sy për shkak të transparencës së kanatjerës është gjoksi i saj.
Ajo duket se nuk i intereson dhe ecën pa komplekse, duke mbajtur çanta të mëdha pazari.
Ditët e fundit Miley Cyrus ka dhënë një seri deklaratash në lidhje me jetën e saj private.
Ajo pëlqen të flitet për të dhe sigurisht nuk është e rezervuar.
Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në radio në Sirius XM, Miley tha, “Vajzat janë shumë më të nxehta se burrat’.
©