“Më kanë zaptuar pronat”, qytetari lidhet me zinxhirë para bashkisë së Lezhës

0
Lezhë: Lidhet me zinxhir para bashkisë, kërkon pronën e tij

Problemi me pronat ka nxjerrë një ish-pronar në proteste para bashkisë së Lezhës. Huanito Martini është lidhur me zinxhir në shtyllën e dritave pranë bashkisë.

Para kamerave ai thotë se nuk po i jepet drejtësi. Martini tregon që në fshatin Balldren, janë me dhjetëra hektarë që i janë zaptuar.

Protestuesi shprehet se për problemin e tij ka vënë në dijeni edhe kryebashkiakun Pjerin Ndreu, ndrëkohë që i bën thirrje edhe kryeministri Rama dhe Presidentit Ilir Meta.

“Mua më ka vdekur edhe motra aty. Kemi kujtime, hidhërime aty. Kërkojmë njohjen e pronarëve legjitimë të këtij vendi. IKMT, bashkia, i kam bërë thirrje edhe Pjerin Ndreut. Përgjigja e tyre është se ata lejojnë të ndërtojnë në tokat e pronarëve të vjetër. I them kryeministrit zbato ligjin dhe Presidentit respekto Kushtetutën. Do përgatis edhe grevë urie. Nuk e gëzon asnjë pronën e babait tim. Nuk po gjej zbatim”, thotë ai.

Ndërkaq, forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë larguar protestuesin.

Artikulli i mëparshëmÇfarë është pasaporta e BE-së për vaksinim?
Artikulli i radhësRama: E di që kemi batakçinj që kanë futur duart në xhepin tuaj në emrin e PS