
Meghan Markle sot pretendoi se ajo është viktimë e një fushate të llogaritur të shpifjeve nga Royal House pasi u pohua se ajo ngacmoi dhe dëboi dy punonjës.
Dukesha e Sussex pretendon se Times është duke u përdorur nga Pallati Buckingham për të shitur një tregim krejtësisht të rremë bazuar në dezinformata mashtruese dhe të dëmshme në lidhje me trajtimin e stafit të saj vetëm disa ditë para se intervista e saj në CBS me Oprah Winfrey të transmetohet të Dielën.
Sipas DailyMail, avokatët e saj thanë se ish-aktorja ishte trishtuar nga ky sulm i fundit ndaj karakterit të saj, veçanërisht si dikush që ka qenë objektiv i ngacmimit dhe është thellësisht e përkushtuar për të mbështetur ata që kanë përjetuar dhimbje dhe trauma.
Times raportoi se në tetor 2018 Jason Knauf, i cili punoi si sekretar i komunikimit te Harry dhe Meghan, dëshmoi mbi keqtrajtimin e punpnjësve të saj. Ai thuhet të ketë pohuar që dukeshja dëboi dy ndihmës personalë nga shtëpia dhe po ushtronte presion ndaj një anëtari të tretë të stafit.
Gazeta thotë se Z. Knauf, i cili tani kryeson fondacionin bamirës të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, me sa duket veproi për të mbrojtur stafin që ai pretendonte se po vihej nën presion të padurueshëm nga Meghan. Më tej pretendon se Harry ju lut që të mos ndiqte akuzat.
