Gjendet 17-vjeçarja shqiptare e zhdukur në Greqi, trafikohej në internet

0

Një 17-vjeçare shqiptare e zhdukur që prej 3 qershorit u gjet ditën e sotme në Greqi. Mediat greke raportojnë se ajo u gjet nga Departamenti kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, ndërsa në pranga u vu një shqiptar.

Dyshohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte ai që rrëmbeu 17-vjeçaren me qëllim trafikimin e saj. Madje, ai kishte postuar në internet edhe një “reklamë” të saj, për të joshur klientë.

“Një kukull e vërtetë nga Rumania me një trup të mrekullueshëm ju vjen për t’ju ofruar bujarisht kënaqësinë e fundit. Mos u vono, merre”, – shkruante reklama.

Shqiptari mashtroi të miturën duke i thënë se e dashuronte dhe duke e bindur që të largohej nga shtëpia, ndërsa më pas e trafikoi.

Artikulli i mëparshëmPriten zhvillime të bujshme nga SPAK / Juristi i njohur paralajmëron arrestime në nivele të larta
Artikulli i radhësItalia në finale: Përtej traditës e zotërimit të topit penalltitë thyejnë Spanjën