Kurbin/ 31-vjeçari braktis makinën në rrugë dhe kërcënon me armë policët

0

Mbrëmjen e sotme, dy shtetasit Fation dhe Klodian Lika vëllezër me njëri-tjetrin, janë shoqëruar nga policia në aksin dytësor të rrugës Kurbin-Milot.

Blutë bëjnë me dije se i kanë bërë thirrje makinës me targa AA 250 XM, që drejtohej nga Fation Lika që të ndalojë.

Ky i fundit ka dalë nga makina duke ikur me shpejtësi, ndërsa në ecje e sipër ka kërcënuar me armë punonjësit e policisë rrugore.

Blutë kanë bërë të mundur shoqërimin e tij dhe të vëllait Klodian Lika. Aktualisht po kryhen hetimet në lidhje me këtë rast.

Artikulli i mëparshëmAnaliza/ Ku ka çaluar reforma në drejtësi?
Artikulli i radhësZbardhet dëshmia e drejtuesit të “Benz”-it që iu largua policisë: Nuk ndalova pasi u ndjeva i frikësuar