Zbardhet ngjarje në Ksamil, policia arreston autorin e plagosjes së 33-vjeçarit (DETAJET)

0
Zbardhet ngjarje në Ksamil, policia arreston autorin e plagosjes së

Policia e Sarandës ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të 33-vjeçarit, të ndodhur mbrëmjen e sotme brenda dhomës së një hoteli në Ksamil.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e plagosjes, 28-vjeçarin Edison Vyzaj, banues në Shkodër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe veprimeve profesionale të kryera nga Grupi Hetimor u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmZjarr i madh në Lapardha të Beratit, “përpin” hektarë me shkurre dhe pemë, rrezikohen banesat, çfarë dyshojnë banorët
Artikulli i radhësSHBA kërkon për vendet që dëshirojnë të strehojnë refugjatët afganë, zbulimi i Reuters: Bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën