Ky është mjeku që shfrytëzonte për prostitucion të miturën në Tiranë

0

Zbulohen detaje të reja në lidhje me arrestimin e Dervish Hasit, i cili u arrestua sot pasi shfrytëzonte për prostitucion një 16-vjeçare, për një periudhë 2-vjeçare.Mësohet se Dervish Hasi me profesion mjek kirurg kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare.

Hasi njihet si besimtar i devotshëm mysliman dhe kishte 3 gra të tjera në shtëpi, pavarësisht se ligjet e vendit tone e ndalojnë poligaminë.

E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit dhe kalonte aty çdo javë periudha 3,4 ditore, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.

Me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

Artikulli i mëparshëmDyshohet se shfrytëzoi një të mitur për prostitucion për një periudhë 2-vjeçare, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë
Artikulli i radhësKomisionet hetimore/ Bardhi: Begaj gënjeu për deputetët e opozitës