
Ish-kryeministrja britanike Liz Truss ka deklaruar mbështetjen e saj për Donald Trump, duke shpresuar që ai të fitojë zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA. Sipas saj, “bota ishte më e sigurt” kur Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë.
Truss argumentoi se bota po përballet me rrezikun e konflikteve të rënda dhe se në këto kohë, Amerika duhet të jetë e fortë më shumë se kurrë.
Komentet e saj vijnë në kohën kur ka nisur gjyqi i parë nga katër proceset penale të Trump. Truss foli në prag të publikimit të librit të saj, ku rrëfen përvojën e saj gjatë kohës si kryeministre.
Truss mban titullin e kryeministres me mandatin më të shkurtër në historinë e Britanisë.