Tirana-Partizani 0-1 në derbi, Human ndëshkon bardheblutë në një ndeshje me peshë mbijetese

0

Derbi i kryeqytetit ka hyrë në një territor krejt tjetër nga ai i sezoneve kur vendoste titullin. Në javën e 33-të të Kategorisë Superiore, Tirana dhe Partizani po përballen nën peshën e krizës së rezultateve, me bardheblutë që kërkojnë t’i largohen fundit të tabelës dhe të kuqtë që mbajnë gjallë shpresat për “Final Four”. Për momentin, është Partizani që ka goditur i pari.

Tirana-Partizani 0-1 në derbi, Human ndëshkon bardheblutë në një ndeshje me peshë mbijetese

Goli që ndryshoi ritmin e derbit

Në minutën e 22-të, Partizani gjeti avantazhin pas një aksioni të shpejtë nga e djathta. Sidibe shërbeu në qendër dhe Human dërgoi topin në rrjetë, duke mposhtur Bekajn për 0-1.

Goli erdhi në një fazë kur të kuqtë po jepnin sinjale më këmbëngulëse në zonën bardheblu, edhe pse pa shumë hapësirë të pastër për finalizim deri në atë moment.

Tirana nën presion, Partizani me objektiv ende të hapur

Ky derbi nuk po luhet si një përplasje direkte për kreun, por si një sfidë e rëndë për dy skuadra që kanë mbetur poshtë pritshmërive të sezonit.

Tirana hyn në këtë ndeshje me presion të qartë nga renditja, pasi ndodhet pranë zonës së rrezikut. Për bardheblutë, çdo pikë në këtë fazë ka peshë mbijetese.

Në anën tjetër, Partizani vjen pas javësh pa fitore dhe e sheh këtë ndeshje si një mundësi për të mos dalë plotësisht nga gara për “Final Four” dhe zonën europiane.

Momentet kryesore të pjesës së parë

Në minutën e 19-të, Qaka u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje ndaj Kobiljarit.

Pak më herët, në minutën e 18-të, zona e Tiranës kaloi disa çaste tensioni pas një këndoreje, ku Partizani provoi me disa harkime radhazi, por pa gjetur goditjen finale.

Në minutën e 7-të, Sembene tentoi të nxirrte Isgandarlin me një top të gjatë, por sulmuesi u sinjalizua në pozicion jashtë loje.

Në minutën e 5-të pati edhe përplasje mes Sidibe dhe Ndong pas disa ndërhyrjeve të ashpra, ndërsa gjyqtari Lata zgjodhi ta shuante situatën me paralajmërim verbal.

Formacionet zyrtare të derbit

Tirana e nisi ndeshjen me: Bekaj, Vera, Ndong, Halili, Kreshiç, Rafael, Mysloviç, Kobiljar, Haxhiu, Xhixha, Tabeku.

Partizani u rreshtua me: Qirko, Preka, Sembene, Atanaskoski, Murataj, Qaka, Dumbia, Hjumën, Isgandarli, Sidibe, Kontreras.

Derbi mbetet i hapur, por avantazhi i Partizanit i jep për momentin një goditje të fortë Tiranës në një fazë ku gabimet kushtojnë më shumë se zakonisht.

Artikulli i mëparshëmTrump i mbyll derën bisedimeve me Iranin: “Nëse duan të flasin, le të telefonojnë”