Perdja ka rënë dhe tanimë është kuptuar se kryeministri Edi Rama po shkon drejt fundit të karrierës politike pa asnjë bilanc të rëndësishëm, por vetëm me gropa të krijuara.
Por gjatë kësaj kohe, ai ka tentuar që të mbushë gropat e keqqeverisjes, paaftësisë, krimit dhe korrupsionit me propagandë dhe shfaqje.
Lexo edhe: Nxirret nga spitali pa dalë analizat, rezulton me Covid-19 sapo kthehet në banesë
Kjo është arsyeja se përse një postim nga ish-kryebashkiaku i natës, Briken Fejzullai për Edi Ramën u bë viral gjatë orëve të fundit.
POSTIMI
Çun Tirone, basketbollist, punk, artist, nudist, marksist, fashist, i majtë, i djathtë, no global, piktor, ministër, ateist, mysliman, katolik, ortodoks, kryebashkiak, mason, kryeministër, shofer, shef përmbytjeje, shef tërmeti, shef i shtabit të përgjithshëm, gjeneral, falës mëkatesh, bari’, hoxhë, prift, i ndritur, diplomat, ministër i jashtëm, qytetar, fshatar, hetues, prokuror, gjykatës, president i OSCE, arkeolog, etimiolog, historian, kritik arti, bejtexhi, batutaxhi, bamirograf (lexo: ata që bëjnë bamirësi, me 2 kameramanë dhe 4 fotografë me vete), shkrimtar, regjisor, skenograf, muzikant, arkitekt, designer, inxhinier, fadromist, ndërtues, doktor, epidemiolog, financier, polic i mirë, polic i keq, lider suprem, udhërrëfyes, baba i kombit, i dërguari i Zotit…
Praktikisht; ka luajtur më shumë role se Kadri Roshi, Sandër Prosi, Al Paçino dhe Robert de Niro, të marrë së bashku!
Give that man an OSCAR!