COVID-19/ Vdekja e 62- vjeçarit tek Infektivi, Ministria e Shëndetësisë: Ishte asimptomatik, por nuk vdiq nga koronavirusi

0
Covid

Ministria e Shëndetësisë dhe saktësisht Dr. Rovena Daja e ISHP ka sqaruar rastin e 62- vjeçarit i cili vdiq sot tek Infektivi nga Covid-19.

Daja pranon se 62- vjeçari ishte me COVID-19 por ishte asimptomatik dhe nuk ishte ky shkaku i vërtetë i vdekjes.

Po ashtu doktoresha sqaroi se i moshuari vuante nga 5 sëmundje por ajo që i mori jetën ishte ciroza hepatike e stadit të fundit.

Lexo edhe: Bie teoria e imunitetit të tufës. OBSH: Nuk ka asnjë provë

”Nje pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetëë, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit.”- tha Rovena Daja.

Kjo do të thotë se viktimat në Shqipëri nga COVID-19 mbeten në 33.

Artikulli i mëparshëmMisteri i ‘shpërndarësve të heshtur’ të Covid-19. Shkencëtarët kanë zbuluar më shumë prova për…
Artikulli i radhësThyen me makinë derën e komisariatit, hyn në oborr dhe i nxjerr armën oficerit të policisë