‘Tërmeti kthen panikun në Shqipëri’/ Mediat e huaja: Ishte pranë sipërfaqes

0

Tërmeti që tronditi sërish qendrën e Shqipërisë ka gjetur hapësirë edhe në mediat e huaja.

Agjencia prestigjioze Associated Press, në një shkrim të shpërndarë nga dhjetëra gazeta dhe portale, thekson se tërmeti me magnitudë 4.2 ka kthyer frikën mes shqiptarëve.

“Një tërmet me magnitudë 4.2 goditi Shqipërinë perëndimore të hënën, duke shkaktur panik mes popullsisë, por pa lëndime në njerëz apo dëme materiale deri më tani,” shkruan AP.

Sipas AP, tërmeti goditi 34 kilometra në perëndim të Tiranës.

Kurse Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare thotë se magnituda ishte 4.5.

Ndërsa mediat e shumta italiane theksojnë faktin se tërmeti ishte shumë pranë sipërfaqes, vetëm 2 kilometra në thellësi.

Të gjitha mediat thonë se kjo goditje vjen shtatë muaj pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona dhe mbetën pa strehë të paktën 17 mijë.

Artikulli i mëparshëmAtentati ndaj Ardian Çapjas/ Gazetari: Kush mund të realizojë qitje nga 250 m distancë
Artikulli i radhësMë 15 qershor rinis transporti urban e ndërurban, a do të rritet çmimi i biletës? Reagon Rama