Edi Rama del hapur kundër marrëveshjes për reformën zgjedhore

0
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Serbian President Aleksandar Vucic (unseen) and North Macedonian Prime Minister Zoran Zaev (unseen) after their meeting to discuss easing of customs barriers between their countries in Novi Sad, Serbia, on October 10, 2019. (Photo by OLIVER BUNIC / AFP) (Photo by OLIVER BUNIC/AFP via Getty Images)

Edi Rama vazhdon sërish lojërat politike me reformën zgjedhore. Pasi përdori opozitën e blerë në parlament për të propozuar ndryshime kushtetuese për të ndaluar koalicionet zgjedhore, tani ka vendosur të dalë haptas kundër Këshillit Politik dhe marrëveshjes së arritur.

Pasi dy deputetë të emëruar si opozitë në kuvend, tërhoqën firmat nga drafti i propozuar nga grupi i deputetëve të udhëhequr nga Myslym Murrizi, Rama ka vendosur që të çojë në ndihmë të tyre, deputetët e tij.

E pikërisht Adnor Shameti, ortaku në biznes i Murrizit, kur ata të 2 kishin një universitet privat, është dërguar nga Rama për të firmosur propozimin e gjoja opozitës.

Edhe pse fillimisht u raportua se Adnor Shameti ka vendosur firmen, siç raportin gazetarja e SYRI TV, tani deputeti i PS-se e mohon te kete firmosur.

Firme mbi propozimin e Murrizit për ndryshime kushtetuese që hapin listat, përjashtojne koalicionet zgjedhore përpara zgjedhjeve dhe vendosin pragun prej 5% për partitë e vogla, ka hedhur deputetja Elena Xhina.

Firmat janë vendosur pasi u tërhoqën dy deputetet Artur Roshi dhe Besnik Troplini.

Artikulli i mëparshëmPandemia/ Erdogan: Ekonomia islame është çelësi për daljen nga kriza
Artikulli i radhësBasha: U shua Moikom Zeqo, mjeshtri i letrave dhe historisë shqiptare