Do të jetë një Final Eight e gjitha në Lisbonë! UEFA vë pikat mbi “i” për Champions League

0
Championss

Do të jetë një Final Eight në Lisbonë nga 12 deri në 23 gusht! UEFA ka vendosur mënyrën sesi do ta përfundojë Champions League, që u ndërpre si gjithë futbolli për shkak të pandemisë së shkaktuar nga emergjenca e Covid-19. Të mërkurën Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të ratifikojë këtë vendim.

Tetë skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale do të ndeshen me një përballje të vetme më 12-13-14-15 gusht, ndërsa gjysmëfinalet do të luhen më 18 dhe 19 gusht, finalja e madhe do të luhet më 23 gusht.

Më herët do të luhen takimet e mbetura të 1/8-ave të kthimit, kur në 7-8 gusht do të luhen Juventus-Lion në Torino, Barcelona-Napoli në “Camp Nou”, Bajern-çelsi në Mynih dge Siti-Real në Mançester.

Finalja e vitit të ardhshëm do të organizohet në Stamboll, ndërsa ajo e vitit 2022 në Shën Pjetërburg.

Artikulli i mëparshëmReforma Zgjedhore, përfundon mbledhja e Këshillit Politik
Artikulli i radhësFëmija bie nga 10 metra lartësi, me urgjencë drejt Tiranës