Triumfi i Napolit në Kupën e Italisë i ka pamundësuar Juventusit që të mbetet në garë për tre tituj këtë sezon.
‘Zonja e Vjetër’, po synonte ‘tripletën’, duke kërkuar tituj në Itali dhe në Ligën e Kampionëve. Humbja e tyre në finalet ë Kupës së Italisë, ka bërë që vetëm dy ekipe në Evropë t’i kenë të hapura mundësitë për ‘tripletë’ këtë sezon.
Bahet fjalë për Bayern Munich dhe PSG, të cilat janë skuadrat e vetme që po luftojnë në tri fronte. ‘Bavarezët’ dhe parizienët tashmë janë konfirmuar kampion në ligat e tyre, dhe tani mbeten në garë për Kupë dhe në Ligën e Kampionëve.
Në Ligën e Kampionëve, PSG ka siguruar çerekfinalen, ndërsa Bayern Munich ka për të zhvilluar edhe ndeshjen e dytë për ta bërë një gjë të tillë, ku në ‘Allianz Arena’ pret Chelsean.