Instituti Italian i Shëndetit: Koronavirusi ka qenë në Itali që në dhjetor

0

Instituti Kombëtar i Shëndetit në Itali publikoi rezultatet e një studimi të ri sipas së cilit koronavirusi ka qenë i pranishëm në vend që në dhjetor të vitit 2019, 2 muaj përpara se të raportoheshin zyrtarisht rastet e para.

Gjurmë të virusit janë gjetur në ujërat e zeza të Milanos dhe Torinos në fund të vitit të shkuar, ndërsa në Bolonja, në fillim të janarit.

Instituti ka analizuar kampionë të ujërave të zeza të mbledhura nga tetori i vitit 2019 deri në shkurt të 2020, atëherë dhe kur Covid-19 goditi zyrtarisht Italinë.

Kampionët e mbledhur në muajt tetor dhe nëntor rezultuan negativë, duke treguar kështu se virusi nuk ka mbërritur në Itali përpara dhjetorit 2019.

Artikulli i mëparshëmAtentati ndaj prokurorit dhe vrasja e shoferit/ Ja pamjet që zbulojnë autorët e dyshuar kur largohen më këmbë pasi braktisën makinën (Video)
Artikulli i radhësPunonjësja e Bashkisë së Lezhës u infektua në QSUT, izolohet drejtoria