Deklaratat e Ramës për opozitën/ Ilir Meta: Më kujtojnë Ramiz Alinë

0

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka komentuar në konferencë për shtyp ngërçin e krijuar në Këshillin Politik për reformën zgjedhore në lidhje me riformatimin e KQZ.

Ilir Meta kërkoi nga palët t’i qëndrojnë marrëveshjes për ta çuar vendin sa më shpejt drejt zgjedhjeve të reja. Sipas tij, tashmë është e qartë se kush janë përgjegjësit nëse dyert e Europës mbyllen sërish.

“Uroj që palët t’i qëndrojnë marrëveshjes që kanë nënshkruar, e cila padyshim që mund të lerë mjaft për të dëshiruar në përmbajtjen e saj, por ne e dimë që jemi në një situatë kritike të një mosbesimi të thellë dhe të problemeve serioze të legjitimitetit të institucioneve. Është koha për të kuptuar seriozisht të gjitha këto shqetësime që vijnë nga partnerët europianë të cilët kanë bërë përpjekjet më të mëdha për ta lënë derën të hapur për Shqipërinë, por në rast se dera do të mbyllet të gjithë shqiptarët do ta kenë të qartë se kush e ka përgjegjësinë. Shpresoj të ketë reflektim të shpejtë dhe të ecim drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është e sigurt që zgjedhjet e ardhshme do të jenë nën një monitorim tepër të ashpër nga faktori ndërkombëtar”, u shpreh Meta.

I pyetur se çfarë përshtypjesh ka kur dëgjon përfaqësuesit e maxhorancës dhe kryeministrin Edi Rama kur thotë se kjo nuk ishte një reformë në fakt por një përpjekje për ta përfshirë opozitën në proces, Meta kujtoi ish-presidentin Ramiz Alia.

“Kur dëgjoj deklarata të tilla nuk më mbetet gjë tjetër veçse të kem pak nostalgji për ish-presidentin komunist Ramiz Alia i cili i shtyu zgjedhjet në vitin 1991 për t’i dhënë mundësi opozitës që të merrte pjesë në zgjedhje”, deklaroi Meta

Artikulli i mëparshëmPse u bë publik rezultati i tamponit të vëllezërve Budina/ Thirrja: Rama të ndiqet penalisht
Artikulli i radhësBarcelona me probleme, disa mungesa kryesore. Setien pritet të ndryshojë formacionin!