Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, do të detyrohet të ndryshojë formacionin në transfertën e vështirë ndaj Sevillas e cila zhvillohet sot në orën 22:00.
Real Madrid ka ngushtuar në vetëm 2 pikë diferencën me kryesuesit të cilët sot do të vuajnë nga disa mungesa të rëndësishme.
Sipas “Mundo Deportivo”, Sergi Roberto dhe Frenkie De Jong nuk do të udhëtojnë në Ramon Sanchez Pizjuan për shkak të lëndimit. Francez Samuel Umtiti gjithashtu humbet ndeshjen për shkak të pezullimit, ndërsa lajm i mirë është rikthimi i Jordi Albas.
Këto mungesa kanë detyruar ish-trajnerin e Real Betisit të përfshijë një mori lojtarësh të ekipit B në skuadrën e tij me 23 futbollistë.
Adoleshenti Ansu Fati i bashkohen edhe Riqui Puig, Chumi, Monchu, Alex Collado, Kike Saveiro dhe Ronald Araujo.