Zyrtarët në Pekin po kryejnë teste për të zbuluar gjurmët e koronavirusit mbi të gjithë punëtorët e ofrimit të ushqimit, në një përpjekje për të frenuar një shpërthim të ri, raportuan të shtunën media e mbështetur nga shteti.
Zyrtarët në kryeqytetin kinez kanë qenë duke zgjeruar testimin e acidit nukleik në të gjithë qytetin prej 20 milion banorësh, që kur një grup infeksionesh të lidhura me një treg ushqimi me shumicë shpërtheu pak më shumë se një javë më pare, raporton Reuters.
Përhapja e re tani ka tejkaluar numrat e mëparshëm të pikut në qytet në fillim të shkurtit.
Një test i acidit nukleik përfshin një mostër shtupë të marrë nga pjesa e pasme e grykës ose traktit respirator të një personi, ku mostra më pas testohet për praninë e gjenomit të koronavirusit.
Testimi fillimisht u përqëndrua në zonat e banuara pranë tregut të gjërë Xinfadi dhe te njerëzit që punuan ose u ndalën atje.
Zyrtarët tani po synojnë dhjetëra mijëra personel të shpërndarjes së ushqimit që përshkojnë rregullisht qytetin, ku flotat e makinave dhe skuterëve me korrierët që ofrojnë pako dhe ushqime, janë një pamje e zakonshme.
Punëtorët në SF Express, firma e dytë më e madhe e korrierëve në Kinë, u organizuan në grupe në pikat e testimit në Pekin të premten në mbrëmje, njoftoi Pekin News.
Firma e shpërndarjes së ushqimit Meituan Dianping (3690.HK) konfirmoi që të gjithë shoferët e saj në qytet do të testoheshin dhe ata që kishin kryer dërgesa në zona me rrezik të lartë do të hiqeshin përkohësisht nga detyra, do t’i nënshtroheshin testeve të acidit nukleik dhe do të karantinohen në shtëpi për 14 ditë.
Konsumatorët do të jenë në gjendje të shohin detaje mbi dezinfektimin e pakos së dorëzimit dhe temperaturën e trupit të korrierit të tyre në internet, tha Meituan në llogarinë e saj Wechat.
Pekin News tha që të gjithë korrierët në qytet do të testohen brenda javës së ardhshme.