Nesër mbaron gjendja e fatkeqësisë/ Rama: Mund ta zgjasim në…

0

Nesër është fundi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore në vendin tonë, të shpallur për shkak të pandemisë COVID-19. 

Gjendja e fatkeqësisë natyrore u shpall më 24 mars, atëherë kur Shqipëria numëronte 5 viktima nga COVID-i dhe 123 të infektuar. Më pas Kuvendi vendosi shtyrjen e saj me dy muaj, deri më 23 qershor.

Ky vendim, u kundërshtua nga opozita, të cilët e cilësuan si një plan djallëzor të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, për të vijuar me tenderat sekret dhe për të kontrolluar qytetarët.

Më herët, kryeministri Edi Rama bëri me dije se qeveria nuk ka në plan që ta shtyjë sërish gjendjen e fatkeqësisë natyrore, por foli për një skenar që kishte të bënte vetëm me shtyrjen në disa zona, ose më konkretisht qytete bregdetare.

Artikulli i mëparshëmRinasi hapet për të gjithë, por rinisin vetëm 30 përqind e fluturimeve
Artikulli i radhësU zhduk dhe u përdhunua në Kukës/ Flet babai i 20-vjeçares