Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar sot nisjen e fluturimeve të rregullta ngada data 28 qershor. Në njoftimin e publikuar në Fb, ky aeroport bën të ditur:
Të nderuar udhëtarë,
Me kënaqësi, ju informojmë se nga data 28 qershor 2020, lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA.
Lexo edhe: Lista e vendeve ku po rriten rastet me Covid-19/ Mes tyre edhe Shqipëria
Nga tani e tutje, për orar të fluturimeve, ju lusim t’i referoheni faqes sonë zyrtare www.airportpristina.com
Për bileta dhe informacione shtesë, për fluturimin tuaj, qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore.
Për dokumente udhëtimi, ju lusim të kontaktoni me autoritetet relevante siç janë zyret e Ambasadave të Huaja në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme etj.
Ju lusim t’i përmbaheni udhëzimeve për masat e sigurisë së udhëtimit, në mënyrë që fluturimi i juaj të realizohet me kohë dhe i sigurtë, (veprimet që duhet ndërmarrë nga ana juaj, janë të publikuara si në faqen tonë zyrtare, poashtu edhe në rrjetet sociale.
Ju kërkojmë ndjesë për pakënaqësitë e shkaktuara gjatë muajve të kaluar edhe pse ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, ka qenë gjithmonë i gatshëm të operoj.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe ju urojmë shëndet!
Mirësevini!