Të udhëtosh gjatë kohës së pandemisë: Në Greqi ambientet e hoteleve i përshtaten masave të sigurisë, strategji për të shmangur rrezikun e infektimeve

0

Të udhëtosh gjatë kohës së pandemisë është një sfidë, e po ashtu të gjesh edhe akomodimin e duhur.

Në luftën e tyre për të shpëtuar  sezonin e shkurtër veror , hotelet në Greqi janë rihapur duke vendosur në plan të patë masat specifike të sigurisë, një mënyrë për të parandaluar përhapjen e covid 19.

Por çfarë ka ndryshuar në hotelet në ishullin Naxos?

“Mirë se erdhët në vendin tim modest. Ju lutem hyni. Kjo është dhoma ime këtu në Naxos. Në pamje të parë nuk vini re ndonjë ndryshim të dukshëm, por në çdo dhome ka një dezinfektues  dhe informacion të plotë që ju shpjegon sesi të qëndroni të sigurt duke nisur me distancimin social. Përveç kësaj, më parë hoteli ofronte mëngjesin brenda, por tanimë jo, kjo për arsye te sigurisë shëndetësore.  Ju duhet zgjidhni një nga pesë menutë një ditë më parë në mënyrë që t’ju ofrohet  mëngjesin tjetër.

Dhe të gjitha pajisjet  si telekomandat  tani duhet të mbulohen me qese, e cila do të hidhet kur të largohem, dhe vendi do të jetë gati për turistin e radhës”, thotë Panos Kitsikopoulos, pronar hoteli në Naxos.

Masat për të ardhurit e ata që largohen

– Procedurat e kontrollit dhe kontrolli pa kontakt

– Dyert e hapësirave publike mbahen të hapura

–  Çelësat e dhomave dezinfektohen

– Koha e check-out në orën 11:00 dhe koha e check-in në 15:00

Kufizimet e publikuara nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Grek janë instaluar për të mbajtur të sigurt punëtorët dhe turistët. Në përgjithësi, tubimet e mëdha duhet të shmangen, çdo sipërfaqe dhe objekt  dezinfektohet edhe dhe dhomat, publike ose jo, duhet të pastrohen dhe ventilohen plotësisht.

“Ne duhej të zgjidhnim midis një dhome boshe të tipit spitalor dhe një dhomë të bukur mikpritëse e të ngrohtë. Prandaj, kemi përdorur materiale speciale pastrimi, të certifikuara dhe të aprovuara nga Organizata Kombëtare Greke për Medikamente, në mënyrë që të mos kursejmë asgjë në lidhje me sigurinë e personelit tonë dhe të ftuarit”, thotë Konstantinos Stamatopoulos, pronar hoteli në Naxos.

Fatmirësisht mëngjesi shërbehet në një hapësirë të hapur, brenda ose jo ju mund të prisni çdo gjë në Greqi, një vakt të plotë e të shijshëm

Artikulli i mëparshëmGreqia e vendosur për të hapur kufirin me Shqipërinë. Ja çfarë duhet të dini nëse planifikoni të vizitoni vendin fqinj
Artikulli i radhësFOTO/ Kështu e feston Xherdan Shaqiri titullin kampion me Liverpoolin