Në rrugë është një Ferrari i ndarë në dysh. Nëse dikush e sheh, mendon se aty ka ndodhur një masakër. Por për fat, drejtuesi i këtij mjeti luksoz ka shpëtuar me plagë të lehtë.
Aksidenti u shënua në Gjermani, teksa drejtuesi i mjetit Ferrari F 360 Spider ishte me 200 km në orë.
58-vjecari humbi kontrollin, makina doli nga rruga, u rrotullua disa herë dhe përfundoi sërish në autostradë. Nga goditja e fortë, blloku i motorit përfundoi jashtë makinës. Copat e Ferrarit u gjetën deri 100 metra larg. Shoferi u lëndua pak. Ai u shtrua në spital. Mjeti i tij është një grumbull teneqesh.