Njëri nga liderët e grupit punues në luftën kundër coronavirusit në SHBA, Anthony Fauci, ka deklaruar se do të ishte i kënaqur me vaksinën nëse ajo do të ishte efikase nga 70 deri në 75 për qind, duke paralajmëruar se me këtë nuk nënkupton mbrojtje të plotë – në veçanti tani kur shumë amerikanë nuk duan të vaksionohen, shkruan CNN.
Për këtë arsye, sipas Faucit, SHBA-të nuk do të fitojnë nivelin e mjaftueshëm të imunitetit të tufës, për ta luftuar dhe eliminuar pandeminë e COVID-19, transmeton Telegrafi.
Fauci ka shtuar se vaksina e cila sipas tij do të jetë efikase nga 70 deri në 75 për qind, nuk mund të sigurojë “imunitetin e tufës”.
Ai beson se ekziston një “disponim i përgjithshëm kundër shkencës, autoritetet dhe kundër vaksinës” te një numër i madh i njerëzve.