Pandemia çon drejt falimentimit trupën e Cirkut të famshëm, kompania pritet të shkurtojë 95% të stafit

0

I famshmi “Cirku i Diellit” do të shkurtojë 3500 vende pune pasi të nënshkruajë një marrëveshje për të evituar falimentimin. Shkak është bërë pandemia e Covid 19 që ka detyruar kompaninë të anullojë të gjitha shfaqjet e saj në mbarë botën.

Pandemia e koronavirusit ka detyruar Kompaninë e të famshmit “Cirku i diellit” të shkurtojë 3500 vende për të evituar falimentimin.

Grupi kanadez, i njohur për cirkun e tij fantastik, të lëvizshëm, do t’i nënshtorhet ristrukturimit duke lënë kështu pa punë rreth 95 për qind të stafit të saj.

“Me zero të ardhura që nga mbyllja e detyruar e të gjithë spektakleve për shkak të Covid-19, drejtuesit kanë vendosur të ndërhyjnë fort”, tha presidenti Daniel Lamarre.

Kompania është detyruar të ndalojë mbajtjen e të gjithë spektakleve, përfshirë gjashtë të parashikuar për t’u shfaqur në Las Vegas, që nga marsi.

Kompania ka gati një marrëveshje me provincën e Kebekut, ku kanë edhe qendrën, sipas të cilës, aksionerët ekzistues do të marrin në dorë likuiditetet e cirkut dhe do të investojnë 300 milionë dollarë në biznes.

Po ashtu do të krijohet një fond ndihme për punonjësit e prekur dhe kontraktorët.

Drejtuesit nënvizojnë se kur të kthehet normaliteti, shumica e punonjësve të shkurtuar do të ripunësohen.

Artikulli i mëparshëmNuk di ende të shkruajë e të lexojë, por 5 vjeçarja di të krijojë një softuer në vetëm 3 minuta
Artikulli i radhësReja: I lumtur nëse Hysaj qëndron te Napoli, me Gatuzon po bëhet akoma më i mirë