Policia jep informacion: Si mund të lëvizni jashtë vendit

0

Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet:

• me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse është një grup mbi 10 vetë, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi;

• me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Greqinë ejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;

Lexo edhe: Profesori suedez: Imuniteti ndaj COVID mund të jetë më i lartë seç mendohet!

• me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.

Artikulli i mëparshëmBrenda dy viteve fitoi gjithçka, Jurgen Klopp flet për të ardhmen!
Artikulli i radhësKanye West shpall kandidaturën për president të SHBA-së