Samsung fitime kolosale falë çipave të memories

0
Samsung 512 Gb Memory Chips

Gjiganti elektronik Samsung pret një fitim të fortë gjatë T2 2020, kryesisht falë shitjeve të shumta të kompanisë të çipave të memories.

”Fitimet nga bizneset e saj thelbësore do të rriten 22,7 % nga viti në vit në 6,8 miliardë dollarë”, njoftoi kompania e Koresë së Jugut.

Sidoqoftë, shitjet e përgjithshme ka të ngjarë të bien me 7,3 % për shkak të Covid-19, që do të ketë një ndikim të rëndësishëm në kërkesën e produkteve kryesore të tij.

Samsung është udhëheqësi i tregut në prodhimin e çipave, smartfonëve dhe TV.

Artikulli i mëparshëmPD: Të votohet marrëveshja për Reformën, diskutimet për sistemin, alibi e Ramës
Artikulli i radhësFleckenstein si refugjat në Tiranë, e lënë të presë tek shkallët