Bota e artit është tronditur nga një lajm shokues.
Aktorja Naya Rivera, është zhdukur dhe me të gjitha gjasat është mbytur, teksa kishte dalë për shëtitje me varkë, me djalin e saj 4-vjeçar.
Fëmija u gjet vetëm në varkë, ndërsa ishte duke fjetur.
Ai iu tha policëve se mamaja ishte hedhur në liqen dhe nuk ishte kthyer më.
33-vjeçarja kishte marrë me qira një varkë dhe kishte dalë për shëtitje me djalin e saj, në një prej liqeneve të Kalifornisë.
Por, pas tre orësh në liqen, një varkë tjetër ka pikasur se në bordin e saj ishte vetëm një fëmijë duke fjetur.
Për këtë arsye është njoftuar policia, e cila gjatë gjithë mbrëmjes ka kryer kërkime në liqen për të gjetur trupin e aktores së njohur.
Por, kërkimet për momentin janë ndërprerë, pasi ka gjatë natës ka qenë e vështirë.