Turkish Airlines ndalon fluturimet ndërkombëtare deri më 20 maj

0

Në një njoftim për mediat, zëdhënësi i kompanisë më të madhe ajrore në botë, u shpreh se për shkak të pandemisë globale të koronavirusit të ri (Covid-19) dhe në përputhje me vendimet e marra nga autoritetet zyrtare dhe masave që kemi marrë ne si kompani për shëndetin tuaj, të gjitha fluturimet ndërkombëtare janë ndaluar deri në datën 20 maj 2020.

Shoqëria ajrore u rikujton edhe një herë të interesuarve se fluturimet e brendshme janë ndërprerë nga data 3 prill 2020 (ora 23.59) deri më datë 20 prill 2020.

Artikulli i mëparshëmNATO – Ministrat e Mbrojtjes do të zhvillojnë takim sekret të jashtëzakonshëm për Covid-19
Artikulli i radhësSpahia: “Pse Rama po e fsheh realitetin në Shkodër?”