Simptomat e reja nga COVID-19/ Paralajmërimi i mjekëve: Kushtojini vëmendje gojës…

    0

    Së fundmi mjekët e Spitalit Universitar Roman y Cajal kanë zbuluar një simptomë të re të koronavirusit. Ata shprehen se për herë të parë kanë vënë re disa shenja të reja të këtij armiku të padukshëm.

    Pacientët e prekur nga Covid-19, përveç simptomave të ditura mund të kenë dhe një skuqje të gojës. Ky përfundim u arrit pasi ekzaminuan gojën e 21 pacientëve me koronavirus. Analiza zbuloi se 29% e pacientëve kishin skuqje të zgavrës së gojës, ndërsa 83% e tyre kishin pika të vogla vjollcë, të kuqe ose kafe në brendësi të gojës.LEXO EDHE:Thirrje e ISSH: Vendos maskë!

    Krah studimit të tyre të botuar në JAMA Dermatology, studiuesit të udhëhequr nga Juan Jimenez- Cauhe, shkruan: “Kjo punë përshkruan vëzhgimet paraprake dhe kufizohet nga numri i vogël i rasteve dhe mungesa e një grupi të posaçëm kontrolli”.

    Image
    Artikulli i mëparshëmA do të bëhet më i keq koronavirusi i ri gjatë dimrit?
    Artikulli i radhësMSH: Tre qytetarë humbin betejën me COVID-19, 108 raste të reja në 24 orë