Autori 18- vjeçar i plagosjes së djeshme të 23- vjeçarit në restorantin në Ksamil me mjet prerës është arrestuar nga Policia.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Xh.I, 18- vjeçar është nga Konispoli teksa në kërkim është 33- vjeçari bashkëpuntor nga Shëndëllia.
Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme teksa gjatë një sherri mbeti i plagosur K.K, me mjet prerës dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut përjetën.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Sarandë
Kapet dhe arrestohet nga Policia autori i plagosjes së djeshme në Ksamil dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Arrestohet shtetasi Xh. I., 18 vjeç, banues në Konispol dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi V. B., 33 vjeç, banues në Shëndëlli.
Më datë 23.07.2020, në një restorant në Ksamil, pas një konflikti për motive të dobëta, këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me mjet prerës shtetasin K. K, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të shpallur në kërkim.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin M. Ç., 19 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas u kap në lagjen nr.1 Sarandë, duke drejtuar motorrin, pa leje drejtimi përkatës.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.